Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar vizitë në një fabrikë mbrojtëse në Liverpool teksa ka zhvilluar një komunikim me punëtorët atje.
Ai thotë se siguria e vendit është prioritet në të gjithë botën.
“Siguria dhe mbrojtja e vendit tonë, e Evropës dhe e Ukrainës, është absolutisht mendimi primar i botës për momentin”.
Kur u pyet për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, ai thotë se ajo që ka më shumë rëndësi është një paqe e qëndrueshme që i jep fund luftës dhe siguron që Ukraina të jetë në gjendje të marrë vendimet e veta.
“Është e rëndësishme që të gjithë të fokusohen në këtë çështje. Nëse ka një marrëveshje, ne e mbrojmë atë”, tha Starmer.
Ai vazhdon se qeveria duhet të fokusohet në atë se cilat janë garancitë e mundshme të sigurisë, duke shtuar se “Mbretëria e Bashkuar do të luajë një rol udhëheqës” në këtë.
“Kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara,” thotë ai me vendosmëri, pasi ato janë “të ndërthurura” me mbrojtjen dhe sigurinë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...