Rama ironizon koalicionin e Partisë Demokratike: Një lloj kënete që nuk i duhet dreqit - Gazeta Express
string(85) "rama-ironizon-koalicionin-e-partise-demokratike-nje-lloj-kenete-qe-nuk-i-duhet-dreqit"

Shqiperi

Gazeta Express

06/03/2025 11:45

Rama ironizon koalicionin e Partisë Demokratike: Një lloj kënete që nuk i duhet dreqit

Shqiperi

Gazeta Express

06/03/2025 11:45

Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish koalicionin e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Rama publikoi një video me disa bufë që largohen nga foleja.

Më herët gjatë rubrikës “Sy m’Sy” sot, i pyetur nga një qytetar se si mund ta quajë opozitën “kënetë”, Rama u shpreh: “Po si ta quaj ndryshe? Është shumë interesant, sepse kur unë bëj një shfrytëzim metaforik të gjuhës shqipe ka njerëz që skandalizohen, ndërkohë që kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim barbar të gjuhës shqipe, duke përdor fjalët më ekstreme, më brutale: “Kriminel, hajdut, i këtillë, i atillë, kusar”, jo është normale?!”.

“Ore, jeni në vete apo jo?! Kënetë! Po, kënetë e çfarë kënete! Një lloj kënete që nuk i duhet dreqit, sepse këneta në vetvete ka ato të mirat e veta, edhe bufi vetë, ai i vërteti i kënetës, është ku e ku me këtë “bufin” tjetër, që është buf me dy këmbë e me dy duar”, tha Rama.

SHIKO VIDEON: https://www.facebook.com/share/v/1Fn6neigZ1/

Advertisement
Advertisement
Advertisement