Ndërprerje për dy muaj - Rikthehen kontrollet në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë - Gazeta Express
string(81) "nderprerje-per-dy-muaj-rikthehen-kontrollet-ne-kufirin-mes-kosoves-dhe-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 11:15

Ndërprerje për dy muaj – Rikthehen kontrollet në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 11:15

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore.

Gjatë kësaj periudhe pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunim e të dhënave të drejtueseve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.

Kjo edhe për shmangien e radhëve dhe pritjeve për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes së mjeteve dhe udhëtarëve nisur edhe nga fakti i përmirësimit të kushteve të motit.

Edhe pse drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët shprehen për lëvizje të lirë gjatë gjithë vitit ata thonë se nuk është pritur gjatë në kufi ndërsa kontrollet i shohin normale.

Ndërkohë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare lëvizja është pa kontrolle për automjetet me traga të Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. Pika kufitare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përpunon numrin më të madh të mjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në të dyja anët e kufirit. A2cnn

Advertisement
Advertisement
Advertisement