Gjashtë kroatë nga Letnica e Vitisë dhe rrethinat e saj, të cilët jetojnë në vende të ndryshme, kanë nisur një pelegrinazh të jashtëzakonshëm në këmbë nga Voçini, Kroaci, drejt Kishës së Zojës së Bekuar në Letnicë.
Udhëtimi do të përfshijë mbi 1000 kilometra dhe do të kalojë përmes destinacioneve të njohura si Medjugorje, Dubrovnik dhe Shkodër, për të arritur në Letnicë.
“Ky pelegrinazh është një shenjë e besimit të thellë të këtyre individëve ndaj Zojës së Bekuar, një vend i njohur për mrekullitë dhe historinë shpirtërore”, thuhet në një njoftim të këtij grupi të publikuar në faqen e quajtur “Letnica” në Facebook.