Lautaro bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Interit në Champions - Gazeta Express
string(71) "lautaro-behet-golashenuesi-me-i-mire-ne-histori-te-interit-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

05/03/2025 23:20

Lautaro bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Interit në Champions

Futboll

Gazeta Express

05/03/2025 23:20

Goli i shënuar ndaj Feyenoordit ishte i veçantë për Lautaro Martinezin.

Sulmuesi argjentinas në fakt sonte u bë golashënuesi më i mirë në histori të Interit në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Lautaro i ka shënuar 18 gola në këtë garë me “Nerazzurri”, katër më shumë se Adriano dhe një më shumë se legjendari Mazzola, të cilin e kaloi sonte.

I zgjedhur lojtari i ndeshjes në udhëtim kundër ekipit holandez, të cilën Zikaltrit e fituan me rezultat 2:0, Lautaro thotë se ndihet mjaft i lumtur për këtë arritje.

“Ndihem krenar, nuk e kisha imagjinuar kurrë më parë këtë. Kam punuar dhe kam luftuar shumë. Njerëzit e dinë se çfarë kam kaluar, gjithçka sakrificë dhe meritë e punës. Duhet të vazhdoj dhe do të punoj në maksimum sepse dua më shumë”, deklaroi pas ndeshjes Lautaro, i cili ka qenë sulmuesi kryesor i Interit në vitet e fundit dhe njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement