Makina përplas motorin në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, plagoset 1 person - Gazeta Express
string(71) "makina-perplas-motorin-ne-rrugen-gjirokaster-kakavije-plagoset-1-person"

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2025 21:32

Makina përplas motorin në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, plagoset 1 person

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2025 21:32

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure rreth orës 20:35, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi.

Automjeti me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë, për pasojë është lënduar drejtuesi i motorit.

Sipas infromacionëeve të ardhura nga policia 63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu policia njofton se drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.