Interi e ka dyfishuar epërsinë ndaj Feyenoordit, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
“Nerazzurri” po avancojnë me rezultat 2:0, ndërsa e shënuan nga një gol në secilën pjesë, shkruan “Gazeta Express”.
Fillimisht, Marcus Thuram shënoi në minutën e 38-të për udhëtuesit, kurse epërsinë e dyfishoi Lautaro Martinez në minutën e 50-të.
🚨🇪🇺 GOAL | Feyenoord 0-2 Inter | Lautaro Martinez
LAUTARO MARTINEZ DOUBLES THE LEAD FOR INTER !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/NKNrQd67UK— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 5, 2025
Interi po shkon me hapa të sigurt drejt çerekfinales së Championsit.
Sonte do të mundohet ta ruajë këtë kapital për ndeshjen e kthimit, të cilën do ta luajë javën tjetër në shtëpi. /Gazeta Express