Interi ka kaluar në epërsi ndaj Feyenoordit në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
“Nerazzurri” po fitojnë 1:0 falë golit të shënuar nga Marcus Thuram në minutën e 38-të të ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e duelit që po zhvillohet në Holandë.
🚨🇪🇺 GOAL | Feyenoord 0-1 Inter | Marcus Thuram
MARCUS THURAM OPENS THE SCORING FOR INTER !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/XpXBhgzu7W— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 5, 2025
Zikaltrit do të mundohen ta ruajnë këtë avantazh para ndeshjes së kthimit, të cilën do ta zhvillojnë në Milano për të kaluar më pas në çerekfinale të Championsit. /Gazeta Express