Kërkoi heqjen e masës “arrest në shtëpi”, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit - Gazeta Express
string(80) "kerkoi-heqjen-e-mases-arrest-ne-shtepi-apeli-i-gjkko-rrezon-kerkesen-e-malltezit"

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2025 17:34

Kërkoi heqjen e masës “arrest në shtëpi”, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2025 17:34

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, duke e lënë atë në fuqi. Malltezi është marrë i pandehur për dosjen “Partizani” dhe ndodhet në “arrest shtëpie” që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë duke liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës.

Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.

Ndërkohë, mbrojtja e Malltezit thekson se një masë e tillë si ajo e “arrestit me burg” bie ndesh me prezumimin e pafajësisë.

“Ka një praktikë të gjërë të GJEDNJ, e cila sanksionon se kërkohen arsye të tjera në lidhje me vijimin e masës së sigurimkt, gjë që në rastin konkret nuk ekzistojnë. Gjykata nuk mund të bëjë perifrazime të përgjithshme sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement