Kryedemorkati Sali Berisha shprehet i bindur në fitoren e koalicionit opozitar PD dhe “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 Majit. Ai premtoi se me të ardhur në pushtet do ta nxjerrin vendin nga varfëria, e për ta bërë këtë theksoi se do të rrisin prodhimet vendase.
“Made in Albania, etiketa e prodhimit në Shqipëri do të përbëjë moton e krenarisë të betejës shqiptare. Duke vendosur në epiqendër të programit tonë, ekonomia, ekonomia, ekonomia, ne rikthehemi me fuqinë më të madhe për të vendosur në piedestal Shqipërinë që prodhon”, tha Sali Berisha.
Më tej ai zotohet për rrijet për pensioneve dhe pagave.
“Vendosjen e minimumit jetik 200 Euro, vendosja e rrogës minimale 500 Euro, e rrogës mesatare 1200 Euro. Rritja e pensioneve në 20%. Ulja e çmimit të naftës me 30-40%, çmimi i energjisë për bizneset nga 18-24 gjer sot në 6 Lekë. Pjesëtimi me 5 i çmimit për pronën, do të japë një çlirim të menjëhershëm të shqiptarëve nga dhimbjet e skamjes ekstreme”, tha kryedemokrati Berisha.