Filmi “Pikë ujo” me regji të Robert Budines do të marr pjesë në edicionin e 33-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Arizona.
Për skenarin dhe regjinë është përkujdesur Robert Budina, ndërkaq producente është Sabina Kodra. Në këtë film, në role të tjera janë përfshirë edhe aktorët: Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu edhe Henri Topi.
Për filmin:
Aida është një planifikuese urbane në një qytet të vogël buzë liqenit të Ohrit. Karriera e saj mbështetet në baza të dyshimta dhe së bashku me të shoqin, kryebashkiakun, ajo drejton fushata korruptive. Por bota e tyre e brishtë fillon të shkërmoqet kur djali i tyre Mark akuzohet se ka sulmuar shokun e tij të klasës Bora. Në mohim, Aida ia kalon fajin djalit të kryebashkiakut, por e vërteta zbulon se të dy djemtë ndajnë përgjegjësinë – njësoj si të rriturit.