Komisioni i Garave ka nisur një procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të FC Vushtrria, Armend Dallku, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen ndaj 2 Korrikut, e zhvilluar në kuadër të kampionatit kosovar.
Sipas raportit të gjyqtarit kryesor, trajneri Dallku u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë në minutën e 75-të, pas protestave të tij kundër vendimeve arbitrale. Vendimi u mor me ftesë të gjyqtarit të katërt, i cili raportoi për sjelljen e tij.
Megjithatë, tensionet u rritën më tej, pasi Dallku hyri në fushë dhe iu afrua gjyqtarit kryesor, duke përdorur ofendime dhe sharje, për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt.
“Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Vushtrria” Armend Dallku nr ID 000613M83. Motivi: Në minutën e 75-të, me ftesë të gjyqtarit të katërt u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave, më pas hyri në fushë u afrua në drejtim të gjyqtarit kryesor me ofendime e sharje për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku – Vushtrria”, thuhej në njoftim.
Procedura disiplinore e nisur nga Komisioni i Garave pritet të shqyrtohet në ditët në vijim, me mundësinë e një dënimi për Dallkun, që mund të përfshijë pezullim për disa ndeshje apo gjobë financiare.
Ky incident vjen në një moment të rëndësishëm për FC Vushtrria, që është duke luftuar për inkuadrim në Superligë. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Komisioni Disiplinor në lidhje me këtë rast.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...