U raportua se është ankuar në bashkëpartiakun e tij për manipulim votash, Krasniqi: Procesi i numërimit ka qenë i dyshimtë - Gazeta Express
string(120) "u-raportua-se-eshte-ankuar-ne-bashkepartiakun-e-tij-per-manipulim-votash-krasniqi-procesi-i-numerimit-ka-qene-i-dyshimte"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 14:19

U raportua se është ankuar në bashkëpartiakun e tij për manipulim votash, Krasniqi: Procesi i numërimit ka qenë i dyshimtë

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 14:19

Prokuroria Themelore në Mitrovicë sot ka dhënë urdhër që të rinumërohen votat e LDK’së në të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Sipas raportimeve ka qenë kandidatja e LDK’së për deputete, Rrezarta Krasniqi, që është ankuar se ka pasur keqpërdorim të votave. Ajo e ka akuzuar bashkëpartiakun e saj, Xhafer Tahiri, për manipulim të votave.

Krasniqi në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se procesi i numërimit ka qenë i dyshimtë dhe me parregullsi.

“Procesi i numërimit në qendra komunale ka qenë i dyshimtë dhe me parregullësi. Prandaj, prokuroria ka vendosur që të hetohen kutitë dhe të rinumërohen votat e kandidatëve.” /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement