Haradinaj në Prekaz: Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së vulë e përjetshme e krenarisë - Gazeta Express
string(111) "haradinaj-ne-prekaz-familja-jashari-eshte-zemer-e-qendreses-sone-e-lufta-e-uck-se-vule-e-perjetshme-e-krenarise"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 11:45

Haradinaj në Prekaz: Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së vulë e përjetshme e krenarisë

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 11:45

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varrezat në Prekaz.

Ai ka thënë se familja Jashari është zemër e qëndresës e lufta e UÇK-së vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.

Postimi i plotë:

Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri.

Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.

Lavdi të rënëve ndër breza!

Lavdi luftës së UÇK-së!

Advertisement
Advertisement
Advertisement