7 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve – Policia arreston disa persona - Gazeta Express
string(73) "7-raste-te-dhunes-ne-familje-gjate-24-oreve-policia-arreston-disa-persona"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 10:43

7 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve – Policia arreston disa persona

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 10:43

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar të kenë ndodhur shtatë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Express.

Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Graçanicë, Gjilan, Ferizaj, Deçan dhe Gjakovë.

Nga njoftimi është bërë e ditur edhe se nga këto raste janë arrestuar gjashtë persona, nga të cilët tre janë dërguar në mbajtje.

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë / 04.03.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Graçanicë / 04.03.2025 – 22:30. Dy viktima dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga djali, përkatësisht vëllai i tyre mashkull kosovar. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, përderisa rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan / 04.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe viktimën mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Gjilan / 04.03.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij ka dëmtuar orenditë nëpër shtëpi dhe ka tentuar t’i sulmojë anëtarët e familjes. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj / 03.03.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti dyshohet se  ka ushtuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Deçan / 04.03.2025 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj prindërve të saj. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në trajtim mjekësor në repartin psikiatrik në Spitalin e Pejës.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 04.03.2025 – 20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur vëllain e tij. I dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement