Hansi Flick për rikthimin e Neymar: Nuk është puna ime - Gazeta Express
string(53) "hansi-flick-per-rikthimin-e-neymar-nuk-eshte-puna-ime"

Futboll

Gazeta Express

05/03/2025 8:33

Hansi Flick për rikthimin e Neymar: Nuk është puna ime

Futboll

Gazeta Express

05/03/2025 8:33

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shmangur çdo koment mbi një rikthim të mundshëm të Neymar te klubi katalanas, duke theksuar se nuk është përgjegjës për transferimet.

“Nuk është puna ime. Jam plotësisht i përqendruar te ndeshjet”, tha Flick kur u pyet për një rikthim të mundshëm të yllit brazilian.

Tekniku gjerman e bëri të qartë se vendimet për blerjet i takojnë drejtuesve të klubit: “Afrimi i lojtarëve është puna e të tjerëve në klub, jo e imja”.

Këto deklarata vijnë mes spekulimeve të shumta që e lidhin Neymar me një rikthim te Barça, veçanërisht pas vështirësive të tij në Arabinë Saudite me Al-Hilal.

Megjithatë, për momentin, Flick duket i përqendruar vetëm te skuadra aktuale dhe objektivat e sezonit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement