Parlamenti i Serbisë është karakterizuar me pamje të shëmtuara gjatë ditës së djeshme, ku pos tjerash ka pasur dhunë të paprecedent.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet deputetja e SNS-së, Natasha Jovanoviq, teksa pastron një ulëse të parlamentit me një flamur serb.
Fillimi i seancës së rregullt pranverore, është shënuar me incidente të shumta: bomba tymi, flakë, vuvuzela, hedhje vezësh…
Në rrjetin social X është shfaqur një video ku shihet Jovanoviq, duke përdorur flamurin serb, të cilin e kishte shpalosur më parë gjatë debatit, për të pastruar ulësen e saj në parlament.
Evo velike radikalke i patriJotkinje Nataše Jovanović kako zastavu koristi kao krpu, da očisti stolicu
— Jelena Berar (@BerarJelena) March 4, 2025
za svoju zadnjicu. pic.twitter.com/bJHKh3gkAC