Mot pranveror sot, të premten deri në 20 e 21gradë celsius - Gazeta Express
string(57) "mot-pranveror-sot-te-premten-deri-ne-20-e-21grade-celsius"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 7:10

Mot pranveror sot, të premten deri në 20 e 21gradë celsius

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 7:10

Mot i kthjellët dhe me diell parashihet edhe përgjatë ditës së mërkurë. Ultësirave mund të paraqiten kushte për mjegullinë, apo mjegull mëngjesore.

Temperaturat minimale zbesin nën 0C, deri në -4C e -1C, ndërsa maksimalet gjatë ditës vijojnë me trend rritës deri në 15C e 17C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-5m/s.

Mot kryesisht me diell po parashihet edhe ditëve vijuese deri në fundjavë dhe më i ngrohtë, me maksimale që arrinë deri në 20C e 21C ditën e premtë.

Temperaturat minimale gjithashtu shënojnë rritje mbi 0C në fundjavë. Ditën e premtë dhe shtunë kalojnë vransira, por kryesisht shtresore të larta.

Nga dita e premtë do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 2-6m/s, njofton Mendimi për Motin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement