Krasniqi flet për pasojat ligjore për Albin Kurtin: Refuzimi për dëshmi mund të çojë në paraburgim - Gazeta Express
string(97) "krasniqi-flet-per-pasojat-ligjore-per-albin-kurtin-refuzimi-per-deshmi-mund-te-coje-ne-paraburgim"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2025 21:54

Krasniqi flet për pasojat ligjore për Albin Kurtin: Refuzimi për dëshmi mund të çojë në paraburgim

Lajme

Gazeta Express

04/03/2025 21:54

Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në “Click” të RTV21 ka komentuar mbi refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale, duke shpjeguar pasojat ligjore që mund të ndodhin si rezultat i këtij veprimi.

Ai ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit në procedurat e drejtësisë dhe se si institucioni i drejtësisë mund të reagojë në raste të tilla.

“Fillimisht Prokuroria Speciale i ka dërguar ftesë, nëse ai e refuzon ftesën gjyqtari i procedurës paraprake e dërgon ftesën dëshmitarit dhe ia bënë me dije pasojat juridike në mos paraqitje në intervistim. Sahere që ta fton gjyqtari i procedurës paraprake dhe ai nuk paraqitet mund ta dënoj me 250 euro. Nëse ka dënime atëherë urdhërohet sjellja e tij me dhunë, kështu është e paraparë ligj. Nëse refuzon me dhënë dëshminë atëherë caktohet masa e paraburgimit 30 ditë”, tha Krasniqi./21Media

Advertisement
Advertisement
Advertisement