Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, tha se mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti nuk guxon me pengu policinë, në rast se i shkojnë Kurtit lidhur me mosparaqitjen e tij në prokurori.
Ai ripërsëriti se mbrojtja e afërt e Kurtit nuk guxon me pengu policinë që ka urdhër nga gjykata.
“Sjellja e Albin Kurtit është e pamend dhe e pavend, absolutisht është e pashmangshme paraqitja e tij në Prokurori edhe nëse refuzon me dëshmu…Nuk ka zgjidhje tjetër përpos me u paraqitë, pastaj mundet me vendos nëse don me dëshmu apo jo dhe pastaj rrezikon dënimin deri në një muaj burgim nëse nuk dëshmon”, tha Ramadani në Pressing.
“Policia e Kosovës këtë punë e kryen brenda minutave në momentin që e merr urdhërin prej Gjykatës. Mbrojtja e afërt policia e ruan Kurtin si edhe të tjerët, mbrojtja e afërt nuk guxon me pengu. Mbrojtja e afërt mundet me u kujdes vetëm për rrezikun e tij fizik, jo nga institucioni i shtetit që është policia që ia dërgon urdhërin prej Gjykatës”, tha Ramadani.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...