Simone Inzaghi ka konfirmuar se ende nuk e vendosur se kush do të luajë në pozitat e krahut për ndeshjen e parë të 1/8 së finales ndaj Feyenoordit.
Ai konfirmoi po ashtu se dy nga qendërmbrojtësit e Interit mund ta zëvendësojnë Dimarcon në formacion.
“Zikaltërit” kanë një krizë në krahët e mbrojtjes/mesfushës, me Dumfriesin që është i vetmi i disponueshëm.
Dimarco është jashtë, ashtu sikurse edhe Augusto, Zaleëski e Darmian.
Duke folur para ndeshjes së nesërme, Inzaghi ka thënë se ka dy lojtarë që mund të luajnë në pozitën e krahut të majtë të mesfushës.
“Bastoni e Acerbi mund të luajnë aty. Kemi vështirësi, por nuk mendoj se do të na shkaktojë problem”, tha Inzaghi./GazetaExpress/