Klubet italiane, yjet e Serie A dhe trajneri i Italisë, Luciano Spalletti e kanë përkujtuar Davide Astorin sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes.
Kapiteni i Fiorentinës vdiq në gjumë në moshën 31-vjeçare më 4 mars 2018, një ditë para ndeshjes me Udinesen.
Ish-klubet e Astorit në Serie A, Roma, Fiorentina dhe Cagliari shpërndanë foto dhe mesazhe në rrjetet sociale për të përkujtuar mbrojtësin italian.
Kështu bëri edhe “Associazione Davide Astori”, një organizatë joqeveritare e themeluar nga vëllai i tij, Bruno.
Ai publikoi një video, ku një numër i madh i yjeve të futbollit italian u bën bashkë dhe përkujtuan të ndjerin, Davide.
Shiko videon: