E ardhmja e Ansu Fatit në Barcelonë tashmë është definuar.
As Hansi Flick e as menaxhmenti sportiv i klubit nuk e llogarisin lojtarin spanjoll për sezonin e ardhshëm, dhe klubi tashmë ka nisur punën për largimin e tij.
Fati nuk arriti të bind pas kthimit nga Brightoni, dhe është trajtuar me shumë kujdes, shkaku i lidhjes shpirtërore me klubin dhe tifozët, duke qenë produkt i La Masias.
Megjithatë, klubi blaugranas ka vendosur: e ardhmja e tij në “Camp Nou” do të merr fund.
Barcelona me superagjentin, Jorge Mendes kanë nisur kërkimet se ku mund të përballohet paga e tij e lartë.
Sipas “Sport”, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë vënë pas lojtarit, pasi në Europë ka shumë pak ekipe që mund të përballojnë pagën e tij.
Edhe huazimi po konsiderohet, mirëpo Barcelona më e vendosur është për një transferim, i cili do t’i hapte rrugë për t’i përmirësuar më tutje financat.
Kjo është arsyeja pse Barcelona nuk po e shet Fatin te Girona e Sevilla, pasi edhe këto dy klube ishin të interesuara shumë për të./GazetaExpress/