Gazetari Valon Syla, ka reaguar pasi që sot kryeministrit Albin Kurti, ka refuzuar të paraqitet në Prokurori, duke thënë se askush s’është mbi ligjin, shkruan Gazeta Express.
Syla, në postimin e tij ka thënë se Kurti sot po ikë ‘‘me kopalla’’. prej gjykatave
Gazetari ka kujtuar po ashtu se si Kurti i kishte thënë ish-presidentit Hashim Thaçi, ‘‘Shko Hashim’’, për në Hagë.
‘‘’Shko Hashim’ ishte titulli i statusit të Albin Kurtit për Thaçin që të paraqitet dhe të shkoj për në Hagë.
E sot po ikë vet Kurti me kopalla, prej një gjykate kosovare. Prandaj po ja rikujtoj.
Shko Albin, se askush nuk është mbi ligjin’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...