S'shkoi për të dhënë dëshmi, Kurti nga Gjilani godet Prokurorinë: Po e keqpërdorin lirinë për ta luftuar Qeverinë - Gazeta Express
string(110) "sshkoi-per-te-dhene-deshmi-kurti-nga-gjilani-godet-prokurorine-po-e-keqperdorin-lirine-per-ta-luftuar-qeverine"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2025 10:49

S’shkoi për të dhënë dëshmi, Kurti nga Gjilani godet Prokurorinë: Po e keqpërdorin lirinë për ta luftuar Qeverinë

Lajme

Gazeta Express

04/03/2025 10:49

Kryeministri Albin Kurti nga Gjilani është pyetur se pse nuk ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale.

Pasi përsëriti ato që ka shkruar në letrën drejtuar Gjykatës, Kurti akuzoi Prokurorinë se më shumë është e interesuar “të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi”.

“Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj. Për shkak se është më shumë i interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi. Kurrë prokuroria e shtetit nuk ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e përdorë, po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit”.

Kurti më pas lavdëroi qeverinë e tij në luftimin e korrupsionit, duke thënë se mbështetja që ka marrë në zgjedhje është “dëshmi” për këtë.

“Nuk ka qeveri – edhe sipas organizatave prestigjioze ndërkombëtare – që e ka luftuar korrupsionin dhe krimin si qeveria jonë në këto katër vjet. Dhe po ashtu këtë e dëshmojnë edhe qytetarët e Republikës me mbështetjen masive që na e kanë dhënë në këto zgjedhjet e 9 shkurtit”.

Kurti më pas tha se dëshiron të theksojë që “luftimi i krimit dhe korrupsionit është tejet i rëndësishëm, por vetëm vëreni me kujdes se çfarë rastesh prioritizohen. Ka vite të tëra që denoncimet tona nuk trajtohen. Kur kemi marrë detyrën në mars 2021 deri në gushtin e vitit 2022 ministrat e qeverisë që e udhëheq unë i kanë dorëzuar 247 kërkesa për hetime ose kallëzime penale. Asnjëra prej tyre nuk ka prodhuar hetim me aktakuzë. Pra, çka prioretizon Prokuroria flet për Prokurorinë e jo për krimin e korrupsionit sepse ai është dashur të luftohet”.

Kurti këmbënguli përsëri se është i gatshëm për dëshmi, por duke i pritur prokurorët në zyrën e tij.

“Së pari asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi ose që refuzoj të jap dëshmi, përkundrazi kam thënë që jam jo vetëm i gatshëm, por edhe i interesuar që të dëshmoj”.

Ai tha se Prokurorisë ia ka treguar edhe oraret kur do të mund të jepte dëshminë.

“Unë i mirëpres Prokurorinë e Shtetit në Zyrën e Kryeministrit. Ka pasë raste në të kaluarën kur prokurorët, hetuesit kanë ardhur për kryeministra, madje jo vetëm si dëshmitarë, por edhe si të pandehur. Prandaj, s’ka asnjë arsye që kjo të mos vazhdohet. Qysh në dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasë shumë të rëndësishme dëshminë time ai do të vinte tek ne”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement