Shtëpia e Bardhë konfirmon pezullimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën - Gazeta Express
string(71) "shtepia-e-bardhe-konfirmon-pezullimin-e-ndihmave-ushtarake-per-ukrainen"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2025 2:18

Shtëpia e Bardhë konfirmon pezullimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

04/03/2025 2:18

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën pas debatit të tij të së premtes në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kështu tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN të hënën, transmeton Express

“Presidenti ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Po e pezullojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje,” ka deklaruar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Siç raporton CNN, një tjetër zyrtar ka deklaruar se pezullimi do të zbatohet për të gjithë pajisjet ushtarake që ende nuk kanë mbërritur në Ukrainë.

Sipas zyrtarit, ky pezullim është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj asaj që Trump e sheh si sjellje të keqe të Zelenskyt javën e kaluar.

Ata theksuan se pezullimi mund të hiqet nëse Zelensky tregon një angazhim të ri për negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement