Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, si kushdo nga opozita që shkon me Lëvizjen Vetëvendosje në koalicion bëhet si ta.
“Kushdo që shkon në VV fliqet sikur këta”, tha gazetari Ilir Mirena.
Pas kësaj reagoi analisti Nexhmedin Spahiu, duke përmendur votat që Faton Peci i mori më 9 shkurt, ani pse në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Jo bre se Faton Peci prej politikanit lokal i mori 100 mijë vota, tha Spahiu.
Më pas erdhi reagim i gazetarit Parim Olluri, duke i përmendur subvencionet që ministri Peci shpërndau për familjarët e Fitore Pacollit.
“Nuk u flliq a, me 100 euro për familjarët e Fitore Pacollit”, tha Parim Olluri.
Pastaj Spahiu ngriti zërin duke thënë se ish-pushteti ka vjedhur me miliona.
“Por, ata kanë vjedh me miliona”, tha Spahiu.
“Nuk ki nevojë me bërtit, kanë vjedhur njerëzit e VV-së”, ia ktheu Olluri.
Emisionin e plotë “Pressing” mund ta ndiqni KËTU