Ylli i Barcelonës në dyshim për ndeshjen ndaj Benficas - Gazeta Express
string(54) "ylli-i-barcelones-ne-dyshim-per-ndeshjen-ndaj-benficas"

Sport

Gazeta Express

03/03/2025 20:50

Ylli i Barcelonës në dyshim për ndeshjen ndaj Benficas

Sport

Gazeta Express

03/03/2025 20:50

Barcelona gjatë këtij sezoni ka kaluar në disa probleme serioze me lëndime, që kanë ndikuar shumë në skuadër, dhe kanë sjellur disa zgjidhje emergjente.

Hansi Flick, duke marrë parasysh një situatë të re të krijuar, mundet t’i duhet të rimendojë formacionin startues ndaj Benficas.

Blaugranasit do të udhëtojnë për në Lisbonë për herën e dytë në periudhën e dy muajve, me ndeshjen e parë që ishte një triller i vërtet.

Ndeshja përfundonte 5-4 për Barcelonën, me Raphinhan që shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Një nga startuesit e asaj ndeshje ishte Gavi, i cili tashmë në tri ndeshjet s’e ka luajtur asnjë minutë, duke rrezikuar që ta humbasë edhe të katërten rresht.

Sipas “Sport”, Gavi është i sëmurë me temperaturë.

Ai mungoi në ndeshjen e kaluar, dhe sipas kësaj gazete, ai rrezikon të mungojë edhe në ndeshjen e radhës.

Ai nuk u stërvit sot me ekipin dhe kështu një vendim rreth tij do të merret në minutat e fundit.

 Barcelona shpreson që spanjolli do të udhëtojë me skuadrën për në Lisbonë, por mundësitë që ai të startojë janë shumë të vogla.

Përveç gripit, ai po ashtu ka një konkurrencë të madhe në mesfushë, pasi Marc Casado e Frenkie de Jong po luajnë shumë më mirë, teksa edhe Dani Olmo pothuajse është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Olmo shënoi ndaj Las Palmas dy xhiro më herët, derisa dhuroi dy asistime ndaj Real Sociedadit mbrëmë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement