Manchester Unitedi po konsideron një ndryshim të mundshëm në stafin e trajnerëve pas rezultateve të dobëta nga Ruben Amorimi.
Trajneri portugez nuk ka arritur të mbush pritshmëritë në Manchester, duke ngritur dyshime te bordi i klubit dhe tifozët për aftësitë e tij.
Kështu, kryesia e klubit po konsideron disa trajnerë, si zëvendësues të mundshëm të Amorimit.
Ndër emrat e përmendur në listën e Unitedit janë disa trajnerë që kanë arritur suksese të mëdha në futbollin europian dhe botëror.
Joachim Loë është njëri ndër ta, i cili e ka fituar Kupën e Botës të vitit 2014 me Gjermaninë, dhe një ndër arsyet që ai po konsiderohet, është aftësia e tij për të menaxhuar yjet në dhomën e zhveshjes.
Në anën tjetër, edhe Julien Lopetegui, i cili ka kaluar periudha të mira në Sevilla dhe pak a shumë edhe në Real Madrid, është një tjetër profil i trajnerit që ka zgjuar interesimin e Unitedit.
Edhe Massimiliano Allegri, i cili deri sezonin e kaluar e kishte drejtuar Juventusin po mendohet si një zgjidhje në Manchester.
Manchester Unitedi po ka probleme të gjej rehati në pozitën e trajnerit, qëkur Sir Alex Ferguson u pensionua nga futbolli.
Që atëherë, Unitedi ka provuar me 7 trajnerë, por që nuk ka arritur të ketë vazhdimësi./GazetaExpress/