Fiorentina ka konfirmuar se Moise Kean e ka marrë dritën e gjelbër për të vazhduar stërvitjet, një javë pasi pësoi një traumë në kokë kundër Hellas Veronas.
Më 23 shkurt, Kean pësoi një lëndim në kokë, duke u larguar me barelë nga fusha dhe duke qëndruar një natë në spital.
“Fioretina është e kënaqur të njoftojë se pas kontrollave mjekësore të Moise Kean këtë të hënë, i është dhënë drita jeshile që të vazhdojë stërvitjet”, thotë njoftimi i Fiorentinas të hënën.
Kean mungoi në fitoren prej 1-0 të Fiorentinas ndaj Lecces të premten e kaluar.
Kean po kalon një formë shumë të mirë këtë edicion në Serie A, duke shënuar 19 gola e duke dhuruar 2 asistime në 30 ndeshje të këtij sezoni.
Italiani ka kontratë me Fiorentinan deri më 2020./GazetaExpress/