string(127) "sulmi-ne-mannheim-te-gjermanise-konsullata-e-kosoves-ne-stuttgart-shtetasit-qe-kane-nevoje-per-ndihme-ta-kontaktojne-kete-numer"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2025 17:07

Sulmi në Mannheim të Gjermanisë, Konsullata e Kosovës në Stuttgart: Shtetasit që kanë nevojë për ndihmë ta kontaktojnë këtë numër

Lajme

Gazeta Express

03/03/2025 17:07

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart tha se është “në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës sonë në këtë qytet”, pasi një person në Mannheim të Gjermanisë përplasi automjetin e tij në një turmë njerëzish.

“Pas sulmit që ndodhi sot në qytetin e Mannheim-it, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës sonë në këtë qytet”, tha konsullata në një njoftim në Facebook.

Ajo publikoi një numër telefoni, ku mund të kontaktojnë shtetasit e Kosovës që kanë nevojë për ndihmë.

“Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që kanë nevojë për ndihmë, të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës: +49 152 37337814. Ju lutemi të qëndroni të sigurt dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”.

aaaaa