Zgjedhjet në Shqipëri, Berisha konfirmon Metën në listën e sigurt të PD: Do të jetë deputet në Parlament - Gazeta Express
string(102) "zgjedhjet-ne-shqiperi-berisha-konfirmon-meten-ne-listen-e-sigurt-te-pd-do-te-jete-deputet-ne-parlament"

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2025 15:39

Zgjedhjet në Shqipëri, Berisha konfirmon Metën në listën e sigurt të PD: Do të jetë deputet në Parlament

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2025 15:39

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndonëse në burg do të jetë në listat e sigurta të PD për zgjedhjet e 11 majit. Lajmin e konfirmoi Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për gazetarët pasi zbatoi masën detyrim paraqitje në SPAK.

“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim. Lista të hapura? A mund të bëjë fushatë ai nga burgu. Ai donte nga lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg. Prandaj ai do jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do jetë aty ku e meriton, do ekstradohet tek McGonigali. Bile ja tani atje është McGonigali”, tha Berisha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement