Në Reporting House, ish objekti “Gërmia” më 7 mars mbahet diskutim lidhur me shtëpitë- shkolla gjatë viteve ’90.
Në vitin 1989, me heqjen e autonomisë, Kosova humbi fuqinë ekzekutive mbi arsimin. Kurrikulat dhe librat shkollorë tashmë përcaktoheshin nga Beogradi, ndërsa shtypja ndaj arsimit në gjuhën shqipe u ashpërsua. Nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit shqiptarë u përballën me dhunë policore, detyrimin për të mësuar në gjuhën serbe dhe përjashtime masive nga puna.
Përballë kësaj situate, arsimi shqip gjeti një strehë të re—Shtëpitë-Shkolla. Nëpër shtëpi private, me sakrificë dhe përkushtim, nxënësit dhe mësuesit vazhduan mësimin, duke mbajtur të gjallë dijen dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.
Ngjarja e së premtës, e cila organizohet për nderë të 7 marsit – ditës së mësuesve, synon të sjellë në kujtesë këtë periudhë të rëndësishme të historisë sonë përmes rrëfimeve të personazheve kyçe në organizimin e arsimit në Shtëpitë Shkolla, studiuesve, artistëve dhe humumtuesve të rinj.
Për të biseduar për rëndësinë e Shtëpive Shkolla, të ftuar do të jenë:
– Zijadin Gashi, kryetar i Këshillit të Arsimit të Komunës së Prishtinës nga viti 1990 deri 1999
– Linda Gusia, sociologe dhe ish nxënëse në Shtëpinë Shkollë në Hericë
– Gresa Neziri nga projekti “Shtëpitë Shkolla”
– Vullnet Jakupi, artist