Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” - Gazeta Express
string(62) "berisha-paraqitet-ne-spak-ne-zbatim-te-mases-detyrim-paraqitje"

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2025 13:10

Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2025 13:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitet në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën  që i është caktuar, “detyrim paraqitje”.

Masa e sigurisë për Berishën lidhet me hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Pas daljes nga SPAK, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët.

Berisha vijoi me akuzat për Prokurorinë e Posaçme, duke e cilësuar SPAK si prokurori politike të Ramës.

BerishaEdhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje. Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025. Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha. Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement