Qytetarët ankohen se iftari po kushton shtrenjtë - Gazeta Express
string(48) "qytetaret-ankohen-se-iftari-po-kushton-shtrenjte"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2025 7:23

Qytetarët ankohen se iftari po kushton shtrenjtë

Lajme

Gazeta Express

03/03/2025 7:23

Nga agimi i së shtunës, besimtarë myslimanë kanë nisur agjërimin në kuadër të muajit të Ramazanit. Shumë qytetarë janë ankuar se një sofër iftari u kushton shtrenjtë dhe se fillimi i muajit të solidarizimit ka bërë që çmimet për produkte bazë nëpër markete të shënojnë ulje veç simbolike.

Nisja e muajit të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarë myslimanë abstenojnë nga konsumimi i ushqimit dhe i pijeve prej agimit e deri në perëndim të diellit, është përcjellë me shqetësimin e qytetarëve për çmime të larta.

Bazuar në kalkulimet që i bëri KOHA mbështetur në çmimet aktuale në treg, një sofër iftari e përbërë veç me produkte bazë, një familjeje mund t’i kushtojë deri në rreth 20 euro.

Advertisement
Advertisement
Advertisement