Skandaloze: Yll Hoxha ende i regjistruar te Kukësi, e konfirmon drejtori i Suharekës - Gazeta Express
string(82) "skandaloze-yll-hoxha-ende-i-regjistruar-te-kukesi-e-konfirmon-drejtori-i-suharekes"

Sport

Gazeta Express

02/03/2025 22:47

Skandaloze: Yll Hoxha ende i regjistruar te Kukësi, e konfirmon drejtori i Suharekës

Sport

Gazeta Express

02/03/2025 22:47

Emisioni sportiv “Favorit” rikthehet edhe këtë të diel, si gjithnjë duke trajtuar tema të rëndësishme të sportit kosovar.

Në emisionin e sontëm, analistëve të rregullt të “Favoritit”, Arbnor Morinës, Taulant Dajakut dhe Hajriz Hajdarit, panelit në studio i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Asdren Hoxha dhe Gazmend Gashi.

Në lidhje direkte të ftuar janë Ekrem Elshani dhe Lulzim Kolgeci.

Gjatë diskutimit foli edhe drejtori i Suharekës, Lulazim Kolgeci, i cili tha se Yll Hoxha ende është i regjistruar si lojtar i Kukësit.

“Pas ankesës së Ballkanit, ne kemi marrë masa, kemi kontrolluar lojtarët tanë. Me dokumentacion, Yll Hoxha ende është lojtar i Kukësit. Nuk kemi guxu me fut atë, kemi bërë kërkesë që të kontrollohet kjo çështje”, tha ai.

Yll Hoxha luan për mbi 10 vite në futbollin e Kosovës, qëkur kaloi nga Kukësi.

Tutje, ai foli edhe për ndeshjen Suhareka – Gjilani, veçanërisht për një penallti që nuk iu akordua.

“Ne pretendojmë se ka qenë penallti e pastër në favor tonin. Ka dhënë gjyqtari përparësi, gjatë atij aksioni ka qenë penallti për neve, gjqytari e ka kthy te faulli. Kemi qenë pre e gabimeve të gjyqtarit, jemi bërë kurban i kësaj ndeshje”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement