Emisioni sportiv “Favorit” rikthehet edhe këtë të diel, si gjithnjë duke trajtuar tema të rëndësishme të sportit kosovar.
Në emisionin e sontëm, analistëve të rregullt të “Favoritit”, Arbnor Morinës, Taulant Dajakut dhe Hajriz Hajdarit, panelit në studio i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Asdren Hoxha dhe Gazmend Gashi.
Në lidhje direkte të ftuar janë Ekrem Elshani dhe Lulzim Kolgeci.
Gjatë diskutimit foli edhe analisti, Arbnor Morina.
“Nëse ka ndodh, ka qenë lëshim i faktorit njeri. Nuk është me u përshëndet, as me u bo e madhe. Kanë ndodhë këso ngjarje edhe jashtë, ju kujtohet rasti i De Geas në vitin 2014”, tha ai.
Ballkani të premten e fitoi rastin në FFK, duke i marrë tre pikë në tavolinë, pasi Feronikeli ’74 aktivizoi Lavdim Zumberin, që s’kishte të drejtë loje./GazetaExpress/

Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...