Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante.
Në “Liman Gegaj”, Malisheva do të presë kampionin në fuqi, Ballkanin, shkruan Gazeta Express.
Malisheva aktualisht është në vendin e tretë me 34 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Ballkani është i dyti me 39, tetë më pak se liderja, Drita.
Kurse në Gjilan zhvillohet ndeshja tjetër e ditës së sotme, ku Drita do të jetë nikoqir i Ferizajt.
Drita prin në renditje me 47 pikë dhe është në rrugë të mbarë për t’u shpallur kampione, pas disa vitesh mungesë.

