Publikohen pamjet se çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë - Gazeta Express
string(100) "publikohen-pamjet-se-cfare-beri-gjesti-pas-arratisjes-nga-muri-dhe-si-u-rrethua-nga-rojet-e-sigurise"

Rozë

Gazeta Express

01/03/2025 23:36

Publikohen pamjet se çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë

Rozë

Gazeta Express

01/03/2025 23:36

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli për publikun pamjet e plota të arratisjes së Gjestit nga shtëpia.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, kur reperi vendosi të kalojë murin rrethues të shtëpisë, duke tronditur banorët dhe ndjekësit e reality show-t.

Megjithatë, në spektaklin e së shtunës u transmetuan për herë të parë imazhet e plota të incidentit. Në video shihet momenti kur Gjesti tejkalon rrethojat, duke dalë jashtë zonës së shtëpisë.

Pas këtij veprimi, sigurimi i afrohet menjëherë dhe e shoqëron atë drejt rikthimit brenda shtëpisë. Pamjet e publikuara tregojnë qartë gjithë rrjedhën e ngjarjes, duke hedhur dritë mbi atë që ndodhi pas daljes së tij për disa minuta jashtë perimetrit të lejuar.