Një moment i trishtë për futbollistin shqiptar Betim Fazliji, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentet.
Kjo është një goditje e rëndë për mesfushorin, i cili sapo ishte rikthyer në fillim të shkurtit, pas një dëmtimi të gjatë që e kishte mbajtur jashtë fushës që nga nëntori i vitit 2023.
Në shenjë mbështetjeje, shokët e skuadrës kanë dalë në fushë me fanella speciale, duke treguar solidaritetin dhe forcën e grupit në këtë moment të vështirë.
Ndërkohë, tifozët e ekipit kanë dhënë një mesazh emocionues nga tribuna, duke shpalosur një banderolë me mbishkrimin: “Betim, vullneti yt është më i fortë se çdo ligament i këputur!”
Një moment i fuqishëm mbështetjeje që dëshmon se sporti nuk është vetëm një lojë, por edhe një familje që qëndron bashkë në momente të vështira.
Pavarësisht pengesës së re, karakteri luftarak i Fazlijit lë shpresë për një rikthim edhe më të fuqishëm në të ardhmen!
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...