Sa anëtarë morën pjesë në primaret e PD - Gazeta Express
string(39) "sa-anetare-moren-pjese-ne-primaret-e-pd"

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2025 18:37

Sa anëtarë morën pjesë në primaret e PD

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2025 18:37

Kryetari i Partisë Demokratike ka votuar ditën e sotme në Primare, në selinë qendrore të PD-së. Berisha ka vlerësuar pozitivisht procesin, si një mekanizëm demokratik dhe me perspektivë.

“Një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokrateve dhe demokratëve që kanë votuar dhe do votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë.

Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.

PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje.

E kasha shumë të vështirë të bëja zgjedhjen sot, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin”, tha Berisha pas votimit.

Ndërkohë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë PD ka bërë të ditur se në total deri në orën 12:00 kanë marrë pjesë në procesin e primareve rreth 19 mijë anëtarë për të votuar, numër të cilin e ndan edhe sipas qarqeve përkatëse.

Advertisement
Advertisement
Advertisement