Juventusi e konsideron De Zerbin si zëvendësues të Mottas - Gazeta Express
string(57) "juventusi-e-konsideron-de-zerbin-si-zevendesues-te-mottas"

Sport

Gazeta Express

01/03/2025 15:13

Juventusi e konsideron De Zerbin si zëvendësues të Mottas

Sport

Gazeta Express

01/03/2025 15:13

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Roberto De Zerbi është një nga kandidatët potencial për ta zëvendësuar Thiago Mottan në bankën rezervë të Juventusit.

Mediumi italian bën me dije se Thiago Motta është në halle të mëdha, ndonëse publikisht drejtori sportiv, Cristiano Guintoli e përkrahu.

“Gazzetta” dhe “Tuttosport” veçse e kanë përmendur edhe Gian Piero Gasperinin, Antonio Conten, Igor Tudorin e Roberto Mancinin si zëvendësues të Mottas, por tashmë e kanë shtuar edhe një emër.

Juventusi po ashtu po e konsideron edhe Roberto De Zerbin, i cili aktualisht e drejton Marseillen.

Klubi francez është i dyti në tabelë me 13 pikë më pak se PSG-ja që kryeson tabelën.

“Gazzetta” vazhdon më tutje në raportim duke thënë se edhe nëse përfundon në top katërshe, Motta e ka të vështirë ta mbajë punën e tij, pasi ka prishur raportet me shumicën e lojtarëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement