KQZ tregon se prej cilave komuna u numëruan votat me postë dhe në cilat po vazhdon numërimi - Gazeta Express
string(91) "kqz-tregon-se-prej-cilave-komuna-u-numeruan-votat-me-poste-dhe-ne-cilat-po-vazhdon-numerimi"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2025 13:51

KQZ tregon se prej cilave komuna u numëruan votat me postë dhe në cilat po vazhdon numërimi

Lajme

Gazeta Express

01/03/2025 13:51

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, të cilat i takojnë votimit me postë, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri në përfundim të ditës së premte, në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik. “

Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, tha KQZ.

Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën online të KQZ-së./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement