Primaret, Bardhi nga Fieri: Fluks i jashtëzakonshëm demokratësh - Gazeta Express
string(61) "primaret-bardhi-nga-fieri-fluks-i-jashtezakonshem-demokratesh"

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2025 12:59

Primaret, Bardhi nga Fieri: Fluks i jashtëzakonshëm demokratësh

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2025 12:59

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e ka ciluar proces tejet demokratik, atë të Primareve. Si drejtues politik i qarkut Fier, ai ka shkuar për të ndjekur procesin e votimit atje, nga ku deklaroi se nuk paraqitet asnjë problematikë.

“Është një proces statutor që ndodh në të gjitha degët e PD-së ku anëtarët janë ftuar për të përzgjedhur kandidatët e 11 Majit. Partia Demokratike respekton përzgjedhjen e anëtarëve, ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes parimit “një anëtar, një votë”.

“Unë e shfrytëzoj këtë moment për t’u bërë thirrje çdo anëtari të PD-së të paraqitet në degët përkatëse në çdo qark, për të marrë pjesë në votim. Ka norma dhe rregulla të qarta të dërguara me vendim të Komisionit Kombëtar të Proceseve Elektorale në selinë qendrore të PD-së”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement