Kurti uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit - Gazeta Express
string(56) "kurti-uron-besimtaret-myslimane-per-fillimin-e-ramazanit"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2025 9:52

Kurti uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Lajme

Gazeta Express

01/03/2025 9:52

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.

Kurti shkroi se nga sot “besimtarët myslimanë synojnë përmirësimin e vetes përmes disiplinës së mendjes dhe trupit, e përmirësimin e shoqërisë përmes vetes”.

“Përmes agjërimit, muaji i Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim. Prandaj, le të shikojmë rreth nesh dhe të mos mbyllim sytë përballë nevojtarëve. Le të jemi solidarë dhe të dhembshur ndaj njëri-tjetrit, sepse kjo është shkalla më e lartë e devotshmërisë për të cilën është përcaktuar agjërimi, në mënyrë që i ngopuri të kujtojë të uriturit dhe që të pasurit të kujdesen për të varfrit”.

Kurti uroi që ky muaj të kalojë në paqe dhe begati, “që zemrat të afrohen në besim dhe dashuri, që të pranohen lutjet për lumturinë e çdo individi, të gjithë popullit tonë dhe mbarë botës”.

“Nga zemra uroj të gjithë myslimanët dhe myslimanet në atdhe dhe mërgatë për ditë të bekuara dhe të begata të Ramazanit! Ju qoftë i lehtë agjërimi!”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement