Superliga rikthehet me dy ndeshje interesante - Gazeta Express
string(45) "superliga-rikthehet-me-dy-ndeshje-interesante"

Sport

Gazeta Express

01/03/2025 9:02

Superliga rikthehet me dy ndeshje interesante

Sport

Gazeta Express

01/03/2025 9:02

Superliga e Kosovës rikthehet me dy ndeshje interesante, që luhen në Drenas e Suharekë.

Në kuadër të xhiros së 22-të, Feronikeli ‘74 i bën konak Dukagjinit.

Nikli hyn në këtë ndeshje pasi e humbi paraprakën në tavolinë ndaj Ballkanit, pasi fillimisht ishte mbyllur 1-1. Shkak për këtë u bë aktivizimi i lojtarit Lavdim Zumberi, i cili nuk ishte i regjistruar në TMS.

Në anën tjetër, Dukagjini herën e fundit barazoi pa gola me Gjilanin.

E ky i fundit udhëton për në Suharekë, për t’u përballur me klubin me po të njëjtin emër.

Suhareka xhiron e kaluar u mposht 2-0 nga Drita në Gjilan.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement