Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në aksin rrugor Fier-Levan.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.