Baerboc përkrah Zelenskyn: Ukraina s’është e vetme, mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe Evropës - Gazeta Express
string(118) "baerboc-perkrah-zelenskyn-ukraina-seshte-e-vetme-mund-te-bazohet-ne-mbeshtetjen-e-palekundur-te-gjermanise-dhe-evropes"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 21:43

Baerboc përkrah Zelenskyn: Ukraina s’është e vetme, mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe Evropës

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 21:43

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerboc, ka mbështetur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensionuar që ky i fundit ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump, dhe zëvendësin e këtij të fundit JD Vance, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë se Ukraina nuk është e vetme.

Po ashtu, Baeboc ka deklaruar se Gjermania me aleatët e tjerë evropianë qëndrojnë me Ukrainën

“Gjermania së bashku me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar përkrah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e tyre e demokracisë dhe kërkimi i tyre për paqe dhe siguri është e jona.” /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement