CNN për prapaskenat pas përplasjes, Trump i dërgoi Rubion dhe Waltzin për ta çuar mesazhin: Koha që Zelensky të largohet - Gazeta Express
string(118) "cnn-per-prapaskenat-pas-perplasjes-trump-i-dergoi-rubion-dhe-waltzin-per-ta-cuar-mesazhin-koha-qe-zelensky-te-largohet"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 20:54

CNN për prapaskenat pas përplasjes, Trump i dërgoi Rubion dhe Waltzin për ta çuar mesazhin: Koha që Zelensky të largohet

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 20:54

Pas përplasjes me plot tensione që patën presidenti Donald Trump dhe presidenti ukrainas Zelensky, presidenti amerikan mblodhi këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale.

Në këtë takim, Trump u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë pas takimit me tone të ashpra ku Trump dhe Vance akuzuan Zelenskyn se ishte mosmirënjohës për ndihmën e SHBA-së, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN, përcjell Gazeta Express

Gjatë kësaj kohe Trump përfundimisht vendosi që Zelensky “nuk ishte në një vend për të negociuar”. Ai udhëzoi Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të jepnin mesazhin: ‘‘Ishte koha që Zelensky të largohej’’.

Ukrainasit kanë qëndruar aty pranë në një dhomë të veçantë, e cila është standarde kur viziton një udhëheqës të huaj. Në mënyrë tipike, ata shkojnë në dhoma të tjera, pastaj mblidhen për drekë.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet. Por atyre iu tha jo.

Zelensky u largua menjëherë pas kësaj. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement