Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi ta aprovojë ankesën e Ballkanit në ndeshjen ndaj Feronikelit.
Kësisoj, Ballkanit iu dha fitorja në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0, ndonëse ndeshje në kohën e rregullt ishte mbyllur barabartë, 1:1.
Lidhur me këtë ka reaguar drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.
Ai postoi këngën “Tavolina” të Ermal Fejzullahut, Ledri Vulës dhe Lumi B.
Aktualisht, Drita është lidere në tabelë, tani me tetë pikë më shumë se Ballkani.